Lumturohen në nëntor 38 martirët shqiptarë të fesë

exit.al 13 Korrik 2016, 09:38

38 martirët fetarë shqiptarë të vrarë gjatë regjimit komunist do të lumturohen më 5 nëntor. Lajmi u bë i ditur sot nga Kisha Katolike Shqiptare, pas një njoftimi zyrtar marrë nga Vatikani.

Ceremonia e lumturimit do të zhvillohet në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër dhe do të udhëhiqet nga kardinali Angelo Amato.

Papa Françesku i njohu zyrtarisht si dëshmorë 38 meshtarët në prill të këtij viti.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2014, fotot e martirëve ishin vendosur përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Shpërndaje te miqtë