Lidershipi i BE-së duhet të ndryshojë rrënjësisht — Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

exit.al 30 Qershor 2016, 09:51

Kryeministri Edi Rama dha dje një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Më poshtë Exit ka përmbledhur pikat kryesore të intervistës.

Për Bashkimin Evropian dhe Brexit:

  • Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, është e nevojshme, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë positive.

  • Bashkimi Europian dështoi të përmbushë pritshmëritë e Angela Merkelit dhe Gjermanisë.

  • [Angela Merkel] ka shpëtuar nderin e evropianëve [lidhur me krizën e refugjatëve].

Për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në BE

  • Anëtarësimi i Shqipërisë do të ndodhë atëhere kur Shqipëria të jetë gati nëse BE do të ekzistojë ende.

  • Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse ne nuk jemi anëtare të BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t'u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend.

  • Në këtë rajon [në Ballkan] ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara: kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, si dhe për sigurinë dhe zhvillimin.

  • Ndryshimet në Ballkan janë të lidhura me një fakt të thjeshtë: njerëzit e Ballkanit duan të jenë pjesë e Evropës.

Shpërndaje te miqtë