I thashë Presidentit [të FSHF-së Armando Duka], 'po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin [e kombëtares], sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë!'
Si kritik arti, 21 qershor 2016:Shikoni se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk!
Si arkitekt dhe inxhinier ndërtimi, 8 qershor 2016:Një përgëzim shumë i sinqertë edhe për faktin se [kulla TID] është e vetmja godinë e ndërtuar në Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në frymë dhe në gërmë të gjitha kushtet e përshkruara në projektin e zbatimit.
Shpërndaje te miqtë
