Arrestohet kryebashkiaku Elvis Rroshi

exit.al 13 Qershor 2016, 18:13

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi u arrestua sot me urdhër arresti të prokurorisë Kavajë për falsifikim dokumentash dhe fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Zoti Rroshi akuzohet se nuk ka deklaruar faktet si më poshtë:

  • Në vitin 1995 dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup.

  • Në vitin 1995 dëbuar nga shteti Italian.

  • Në vitin 1993 dëbuar nga shteti zvicerian.

  • Në vitin 1997 arrestuar dhe dëbuar për herë të dytë nga shteti zvicerian.

Por, pak pas arrestimit, Elvis Rroshi ka reaguar në një postim në media sociale Facebook duke e quajtur kriminal arrestimin e tij.

“Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qënë i tillë.” – u shpreh Rroshi.

Zoti Rroshi është i treti drejtues i lartë socialistë, pas Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri që sulmon drejtësinë brenda një jave.

 

Shpërndaje te miqtë