Rama takim me kryeministrin grek Mitsotakis

exit.al 15 Shtator 2020, 11:47

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot (15 shtator) me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis. Takimi do të mbahet në orën 21:00, në zyrën e kryeministrit grek, njofton Klan Tv.

Temat e diskutimit do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, respektimi i të drejtës së pronës për minoritetet, dhe marrëveshja e detit.

Më 26 gusht, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha në Parlament se qeveria greke së shpejti do të dorëzojë planin për zgjerimin e kufijve detar nga 6 në 12 milje në detin e Jonit.

Ndërsa, kryeministri Rama ka sqaruar qytetarët se nuk ka folur asnjëherë me Kryeminsitrin grek në lidhje me marrëveshjen e detit.

Rama ndodhet në Greqi në kuadër të takimit të përvitshëm të organizuar nga qeveria greke me qeveritë e rajonit dhe ekspertë ekonomik të BE-së, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 shtator 2020, në Grand Resort Lagonis, në Athinë.

Shpërndaje te miqtë