Ligji i dekriminalizimit ishte një lojë! - Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

exit.al 27 Maj 2016, 09:33

Kryeministri Edi Rama bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Elona Meço në Top Channel.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për ligjin e dekriminalizimit:

  • Tani është e qartë që jemi në kushtet e Sudes kur doli dhe tha që kjo ishte loja, me ndryshimin që tek SHQUP-i nuk po del njeri dhe të thotë që kjo ishte loja, por faktikisht njerëzit e kanë kuptuar që kjo ishte një lojë.

  • [Ligji tregoi që] ne jemi thjeshtë më të mirët sepse besojmë në disa vlera dhe parime që e bëjnë të majtën një forcë progresive dhe që ka epërsi në këtë territor.

  • 19 kriminelët e paralajmëruar nga PD-ja nuk janë zbuluar, asnjë deputet i PS nuk rezulton të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

  • Është ligji ai që vendos se kush janë ata që nuk e meritojnë të qëndrojnë aty dhe kush mund të qëndrojë dhe fakti që asnjë deputet dhe i zgjedhur i PS nuk cënohet nga ky ligj tregon që kemi qenë të hapur, të vërtetë.

  • Rezulton se ata janë në një telash shumë të mëdh sepse ju kanë dalë nga ferrat personazhe që deri dje PD mbase nuk i dinte, apo nuk i konsideronte brenda grupit të vet parlamentar.

 

Për reformën në drejtësi:

  • PD pasi ka votuar në parim draftin ekzistues papritur është shfaqur me një draft të ri që nuk është kontribut përmirësues i draftit ekzistues, por një ftesë për të braktisur punën e një viti e gjysmë.

  • Drafti i PD në thelb synon të konservojë këtë sistem, të mbrojë të paprekura privilegjet në këtë sistem. Kjo është e papranueshme!

  • Ndërkohë që do ta miratojmë vetëm apo jo, është një pyetje që nuk është ende momenti për ta bërë.

  • Unë nuk shoh filxhan dhe për më tepër filxhanin e PD, që është më e vështirë se edhe për fallxhoret më të shkathta, sepse në filxhanin e Partisë Demokratike gjen vetëm baltë dhe gjen vetëm personazhe të kriminalizuar që kriminalizohen çdo ditë.

 

Për koalicionin me LSI-në dhe të ardhmen:

  • Koalicioni e ka kryer detyrën e vet, mund të konsiderohet një koalicion reformist, që ka bërë një sërë reformash që nuk ishin bërë më përpara.

  • Unë jam krenar, por jo i kënaqur.

  • Sa i takon të ardhmes, ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat dhe momenti për të bërë bilancin dhe strategjinë e katër viteve në vijim do të vijë, por nuk është ky.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje te miqtë