Largohen 53 këshilltarë bashkiakë, nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit

exit.al 12 Maj 2016, 10:44

53 këshilltarë bashkiakë që nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit brenda afateve do të largohen nga Këshillat Bashkiakë të bashkive të vendit.

Ky vendim u bë publik nga përfaqësuesja e Komisioni Qendror të Zgjedhjve Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat.

Ende nuk është bërë publike lista emërore e këshilltarëve që largohen dhe se kujt force politike i përkasin.

Formulari i dekriminalizimit duhej të plotësohej dhe dorëzohej në institucionet përkatëse javën e parë të muajit maj.

Shpërndaje te miqtë