Banka Botërore: Përmirësoni klimën e të bërit biznes!

exit.al 6 Maj 2016, 14:54

“Përqëndrohuni në reformat që kanë të bëjnë më përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Për ta bërë më të lehtë klimën e biznesit duhet të rritet konkurrueshmëria, duhet të ulen pengesat dhe ngarkesat administrative me qëllim që të rritet mundësia e investimeve.”

Këshu deklaroi përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed, në aktivitetin organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban për dhënien e lejeve të ndërtimit online.

Zonja Sayed tha se mungesa e lejeve të ndërtimit është një nga shkaqet kryesore që ka krijuar vështirësi në të bërit biznes në Shqipëri.

Shpërndaje te miqtë