“Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë.”
Shpërndaje te miqtëRama: Nuk përjashtohen masat shtrënguese për Vitin e Ri
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat shtrënguese për Vitin e Ri nuk janë menduar deri më tani, por nuk përjashtohen si mundësi.
Përmes një komunikimi live në Instagram Rama, tha se deri më tani gjendja është e ekuilibruar.
''Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.
Duke iu përgjgijur pyetjeve për situatën e pandemisë, Rama tha se dimri do të jetë shumë i vështirë.
Të sugjeruara
GJEDNJ me shumë gjasa do quajë të paligjshme vendimet e Luan Dacit në KPA
1 Dhjetor 2020, 17:28Manastirliu sqaron si mund të komunikojnë familjarët e pacientëve me mjekët e Infektivit
1 Dhjetor 2020, 16:56Rudina Hajdari: Nuk do bashkëpunoj me partitë e vjetra
1 Dhjetor 2020, 16:31
