Prishja e ndërtimeve tek Parku i Liqenit - Propagandë apo projekt real?

exit.al 28 Prill 2016, 09:57

Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë Tiranë ka filluar sot, prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun e Liqenit.

Ky aksion u lajmërua nga Kryebashkiaku Veliaj përpara pak kohësh, i cili deklaroi se gjatë muajit Prill do të prishen mbi 100 ndërtesa pa leje, të pa legalizuara, të pa hipotekuara, në zonën e Liqenit.

Por, që ky aksion të mos mbetet thjeshtë një propagandë, ai duhet të zhvillohet konform ligjeve në fuqi. Ndaj, Bashkia Tiranë duhet:

  • Të bëjë publike listën e saktë të ndërtesave që do të shemben dhe llojin e tyre.

  • Të shembë të gjitha ndërtesat e paligjshme brenda Parkut, pa lëshime për miq e klientë.

  • Të ndjekë ligjërisht të gjithë personat që kanë firmosur lejet në shkelje të ligjit. Gjithashtu, të ndjekë ligjërisht të gjithë ato persona që kanë ndërtuar duke shkelur ligjin.

  • Të propozojë, pranë Këshillit Bashkiak, një rritje të taksës mbi ndërtimet në zonën e parkut, si për ato që janë në përfundim, ashtu edhe për ato që tashmë janë duke u ndërtuar, në mënyrë që të frenojë ndërtimet korruptive dhe abuzive përreth Parkut të Liqenit.

 

Shpërndaje te miqtë