11 viktima dhe 561 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 9 Dhjetor 2020, 16:33

11 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Vendi shënoi 561 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sot u shëruan 884 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 12 253.

Kosova ka raportuar 44 442 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre,1 148 kanë vdekur.

Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë