11 aksidente, 7 të dëmtuar dhe 2 viktima në 6 ditë

exit.al 15 Maj 2021, 15:20

11 aksidente rrugor, 7 të lënduar dhe 2 viktima u shënuan këtë javë në vend.

Vetëm sot, 15 maj: Një fëmi 14 vjeç u përplas në Ksamil. Femija u dërgua me helicopter në Tiranë. si dhe një 62 vjecar humbi jetën pas përplasjes nga një kamion.

Të hënën, më 10 maj:

Një person u plagos nga aksidenti i ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Një 50 vjeçar u plagos pasi një automjet tip “Benz” godit traktorin, në fshatit Vashtëmi në Maliq.

Të martën, më 11 maj:

Një 45-vjeçar, F.A humbi jetën pas aksidentit në Yzberisht me dy makina. Mjetet e përfshira në aksident ishin mjeti tip “Toyota” me drejtuese 38-vjeçaren E. M., mjeti tip “Opel” me drejtues 40-vjeçarin  L. P., dhe një motor me drejtues F. A.

Të mërkurën, më 12 maj:

Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit, katër makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Në rrugën Bulqizë-Pishat, një automjet tip Benz doli nga rruga, dhe u plagos rëndë drejtuesi i automjetit.

Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit, 4 makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Një fëmijë i mitur, 4 vjeç, u plagos nga një automjet në rrugën "Don Bosko" në Tiranë.

Të enjten, 13 maj:

Dy makina u përplasën në Vlorë, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Të premten, më 14 maj:

Në rrugën “Jordan Misja”, kamioni ka aksidentuar një person 62 vjeçar, me që po lëvizte me biçikletë.

Një i mitur 8-vjeçar u përplas tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, ku mjeti  me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe.