Dëmtohet një minator, shembet një mur në galerinë e Bulqizës

exit.al 15 Maj 2021, 15:10

Një minator, 32 vjeç, i minierës së Bulqizës u plagos në punë. Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, "në galeri u shemb një copë minerali dhe u lëndua shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor).

I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.

Policia nisi hetimin për përgjegjësin teknik të galerisë me akuzën e "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".