11, 700 vaksina Pfizer mbërrijnë në vend

exit.al 14 Qershor 2021, 14:43

Të hënën do të mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer, njoftoi ministrja e Shëndetêsisë Manastirliu, të hënën në Kuvend.

Deri tani në vend u administruan mbi 967 mijë vaksina.

Mosha e vaksinimit u ul në 57 vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar me kategoritë e riskut. Mbi 836 mijë persona janë vaksinuar.

“Nga të dhënat për grupmoshat, rezulton se grupmosha 60-70 vjeçare është vaksinuar në masën 82%", u shpreh Manastirliu.

Kuvendi miratoi sot marrjen e 500 mijë dozave të tjera të vaksinës kineze Sinovac.