Ministrja e Arsimit për edukimin fetar në shkolla

exit.al 11 Prill 2016, 14:36

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli sot, në Komisionin e Arsimit në Kuvend, për futjen e lendës së edukimit fetar në shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme, për vitin shkollor 2016-2017.

Zonja Nikolla u shpreh se ky është një projekt pilot që synon edukimin e historisë dhe tolerancës fetare.

Sipas shpjegimeve të ministres, elementët kryesorë të kësaj nisme të qeverisë janë:

  • Lënda do të ketë lidhje me historinë mbi kulturat fetare, qytetërimin dhe kulturën e fesë.

  • Mësimi do të zhvillohet nga mësuesit të trajnuar për historinë e fesë dhe jo nga klerikë.

  • Lënda do të zhvillohet me nxënësit e klasës së gjashtë dhe vitit të parë në gjimnaz.

  • Fiaza pilote do të përfshijë pesë shkolla 9-vjeçare dhe pesë shkolla të mesme në gjithë vendin

Me këtë, rast Ministrja e Arsimit ftoi akademikët të marrin pjesë në konsultimet paraprake të kësaj kurrikule.

Shpërndaje te miqtë