Zvicra  aprovon vaksinën Johnson & Johnson

exit.al 22 Mars 2021, 21:00

Rregullatori zviceran i ilaçeve Swissmedic miratoi të hënën vaksinën Johnson & Johnson.

Lajmin e konfirmoi  një zëdhënës i agjencisë të hënën. Kjo është vaksina e tretë që do të aprovohet nga Zvicra, e cila më parë ka aprovuar Pfizer/BioNTech dhe Moderna

Zvicra deri më tani nuk ka porositur vaksinën me një dozë të J & J, e cila ishte aprovuar më parë nga vende ë tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada si dhe Bashkimin Europian. Ndërsa dërgesat kanë filluar në Shtetet e Bashkuara, Europa nuk ka planifikuar të marrë vaksinën deri në tremujorin e dytë.

Vaksina ka rezultuar 66 efektive kundër Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen për shkak të virusit.

Zvicra ka porositur rreth 36 milion doza vaksinash, nga Pfizer / BioNTech, Moderna, CureVac, Novavax dhe AstraZeneca, me tre të fundit që ende nuk kanë fituar miratim në Zvicër.

Gjatë të hënës, Zvicra mori 1.38 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNtech dhe Moderna, me 1.34 milion doza të administruara, tha Ministria Federale e Shëndetësisë. Rreth 433,000 njerëz ishin vaksinuar plotësisht me dy doza.

Shpërndaje te miqtë