30 të vdekur dhe 457 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

exit.al 22 Mars 2021, 18:25

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 30 persona me Covid-19, sipas Alsat.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në mbarë vendin nga 1 682 teste të kryera, janë regjistruar 457 raste të reja me Covid.

Ndërkohë, sëmundjen e kanë kaluar 700 pacientë, por mbeten rreth 14 851 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin janë regjistruar gjithsej 119 828 raste, prej të cilëve 101 474 janë shëruar, kurse 3 503 kanë ndërruar jetë.

Shpërndaje te miqtë