Biden u kërkon ndjesë familjarëve të viktimave të bombardimeve të Serbisë

exit.al 18 Gusht 2016, 11:43

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden shprehu keqardhjen për pasojat njerëzore të bombardimit amerikan të Serbisë në vitin 1999, me qëllim ndalimin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Kosova.

Sipas Deutsche Welle, Zoti Biden, i cili ka qënë personalisht në favor të bombardimeve, u kërkoi ndjesë familjeve të viktimave të vrarë gjatë bombardimeve në vitin 1999.

“Kujtimet e humbjes së të dashurve janë ende të freskëta,” u tha Biden gazetarëve përpara se të bisedonte me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, në godinën e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ende paraqet dëmtimet nga bombardimet.

Zoti Biden u shpreh se Serbia, vendi me më popullsinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor, është pikë kyçe për paqen në Ballkan.

Ai theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën si kusht për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Por Vuçiç nga ana e tij u shpreh se “edhe vetëm një shkëndijë” mund të kthejë valën e tensioneve në rajon në “kaos”.

Gjatë vizitës së tij, Zëvendës Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e qeverisë së tij për proçesin e zvarritur të forcimit të paqes në rajon, 17 vjet pas bombardimeve të NATO-s dhe 21 vjet pas marrërveshjes së paqes me Bosnjen.

Zoti Biden u prit në Serbi me protesta të organizuara nga forcat ultra nacionaliste.

Shpërndaje te miqtë