Qeveria do të vendosë gjoba 700 mijë lekë deri në mbyllje aktiviteti për bizneset që shkelin rregullat

exit.al 7 Korrik 2020, 18:42

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se qeveria do të miratojë një Akt Normativ që parashikon penalizimin me 700 mijë lekë deri në mbylljen e aktivitetit për subjekte që ushtrojnë biznese turizmi dhe që nuk respetojnë protokollet e sigurisë

“Komiteti Teknik në Shqipëri është i mendimit, se kjo rritje [e numrit të të infektuarve] lidhet me moszbatimin rigoroz të masave në protokollet tona të mbrojtjes nga përhapja e Covid-19”. - tha Rakacolli.

Rakacolli njoftoi gjithashtu se pishinat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura në të gjithë vendin.

Shpërndaje te miqtë