Zonat bregdetare, policia tregon gjendjen e trafikut në rrugët kryesore

exit.al 2 Gusht 2020, 19:25

Policia rrugore ka publikuar trafikun e makinave në zonat bregdetare. Sipas njoftimit trafiku është i pa bllokuar në hyrjen e Tiranës si dhe në rrugët:

Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja;

Himarë – Radhimë – Vlorë, pa probleme. Trafiku është shtuar, levizja e automjeteve është pa ndërprerje;

Njësoj edhe në dalje të Gjirit të Lalzit drejt mbikalimit të Maminasit, për momentin levizja është e rrjedhshme;

Ndërsa, ka trafik makinash në kthim nga Spilleja, si dhe rruga dytësore në Plepa, Durrës.