Gjobiten dy lokale në jug, mbajtën muzikën hapur pas orës 20:00

exit.al 2 Gusht 2020, 14:15

Policia ka gjobur me 4 milionë lek dy administrator lokalesh për organizimin e aktiviteteve me muzikë në kundërshtim me vendimin e miratuar nga qeveria.

Lokale ishin në Vlorë dhe në Sarandë, të cilat vazhdonin aktivitete edhe pas orës 20:00.

Policia i bënë thirrje administratorëve të lokaleve të zbatojnë rregullat dhe vendimin e qeverisë.