Zjarr në Velipojë, 20 persona të plagosur

exit.al 28 Korrik 2017, 11:40

20 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në Velipojë mëngjesin e sotëm.

Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe dy prej tyre janë nisur për në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në kompleksin Fishta në Velipojë.