"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese", thuhet në njoftimin e KED.
Zhaklina Peto kishte paralajmëruar daljen nga gara një ditë më parë. Ajo tha se zotëron dokumentet për të mbështetur kandidaturën e saj por e ka të pamundur t’i marrë pasi është me COVID-19 që prej datës 19 dhjetor. Ajo shtoi se pavarësisht kësaj KED nuk i ka dhënë kohë më shumë. Megjithatë, në vendimin e shpallur nga KED flitet për një tërheqje nga gara të gjyqtares Peto dhe jo për çështje që lidhen me infektimin e saj me COVID-19. Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë për herë të dytë në garë kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton. Kandidatja Peto u ishte skualifikuar nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret. Tashmë për vakancën ku kandidonte Peto ka mbetur vetëm një kandidate, Sonila Bejtja. Presidenti ka emëruar sot gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon duke e bërë funksionale. Shpërndaje te miqtëZhaklina Peto tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese
Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara, njofton KED, i cili ka përfunduar sot procedurat për verifikimin dhe vlerësimin e saj.
Të sugjeruara
Italia regjistron mbi 70 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë
23 Dhjetor 2020, 19:20Presidenti emëron anëtarin e gjashtë, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale
23 Dhjetor 2020, 18:09Yuri Kim përshëndet ndryshimet në Kodin Penal për zgjedhjet e 25 prillit
23 Dhjetor 2020, 18:06
Eunukët e pushtetit: kanë gjithçka përveç guximit për dinjitet
20 Nëntor 2026, 10:02
