Helga Schmid, Zëvendës shefja e politikës së jashtme të BE-së u zgjodh sekretare e përgjithshme të OSBE-së, të premten, duke u bërë drejtuesja e parë femër e organizatës.
Më 16 shtator, qeveria gjermane e propozoi Schmid për drejtimin e OSBE-së. “Helga Schimd është shumë e përshtatshme për postin e sekretares së përgjithshme të OSBE”, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas.
Schmid, në fund të dhjetorit mbaron mandatin 4-vjeçar si sekretare e përgjithshme e Zyrës Evropiane të Shërbimit të Jashtëm (EEAS) dhe zëvendëse e Josep Borrell.
Schmid ka punuar për Zyrën evropiane të Shërbimit të Jashtëm (EEAS) që prej vitit 2010, dhe ka qënë një figurë kryesore në marrëveshjen bërthamore me Iranin në 2015.
Shpërndaje te miqtë
