Kim me Ballukun: Shpresojmë të ndërtojmë një bashkëpunimin ekonomik

exit.al 21 Dhjetor 2020, 16:40

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim takoi të hënën ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Kim tha në Facebook, se me Ballukun folën për bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

“Diskutim i mirë sot me Ministren e Energjsë & Infrastrukturës Belinda Ballukun  mbi bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike, për të diversifikuar energjinë, për të tërhequr investime, për të rritur mundësitë për bizneset e SHBA. Presim të ndërtojmë memorandumin e mirëkuptimit strategjik në bashkëpunimin ekonomik”, u shpreh Kim.

Shpërndaje te miqtë