Xho Bajden: Kosova duhet të jetë e pavarur, jo pjesë e Serbisë

exit.al 5 Shtator 2020, 08:44

Kandidati për President të SHBA-ve Xho Bajden ka përsëritur qëndrimin e tij se Kosova duhet të jetë një vend i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Gjatë një bisedë me gazetarët, Biden u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për ujdinë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur me ndërmjetësimin e Presidentit Tramp. Bajden u shpreh se nuk i dinte detajet e marrëveshjes, por shtoi:

"Ajo që kam argumentuar, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën, është se Kosova dueht të jetë një vend i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje. … Ma merr mendja, nisur nga çfarë është folur, se ajo [marrëveshja] do të forcojë pavarësinë [e Kosovës]."

Shpërndaje te miqtë