“Të dyja vendet tona, siç e ka konfirmuar edhe vetë Këshilli në Mars 2020, i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare.”
Ministrja tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një arritje e madhe për rajonin dhe e ka bërë atë më të sigurt. “Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, angazhimin konstruktiv të partive politike shqiptare, por edhe progresin e mëtejshëm në çështje me rëndësi themelore, siç është nevoja për zbatimin praktik të MKO-së e Ligjit të Gjuhëve, si gurthemeli i arritjes së barazisë së plotë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, si dy komunitete shtetformuese.”, përfundoi Xhaçka. Shpërndaje te miqtëXhaçka: Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi të premten se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Gjatë një takimi me homologun e saj maqedonas, Bujar Osmani, ajo theksoi se të dy vendet kanë besimin tek perspektiva europinan. Ajo shtoi se shpreson se kjo besim e punë nuk do të thyhet nga qasja personale e disa vendeve anëtare.
Të sugjeruara
PD kërkesë në KQZ kundër vendimit të dhënies me koncesion të varrezave
5 Shkurt 2021, 10:32Shtyhet për herë të katërt seanca për Luan Dacin
5 Shkurt 2021, 10:20Basha i prezanton familjes Leci programin e PD
5 Shkurt 2021, 10:09
Shqipëria – fabrika pa kosto e fuqisë punëtore për Europën
17 Gusht 2026, 08:03
