“Është vertete për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje për punën që po bëjnë në kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit. Nuk e meritojnë këtë as efektivet e FA, as ata të Policisë së Shtetit, as ata të institucioneve shëndetësore dhe as ata të strukturave vendore”, shkruan Xhaçka duke përmendur punën e forcave të ushtrisë.
Ministrja kërkoi gjithashtu shmangien e këtyre deklaratave të papërshtatshme:“E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”.
Shpërndaje te miqtë
