Vuçiç: Serbia sërish në zgjedhje në 2022

exit.al 20 Tetor 2020, 21:46

Aleksandër Vuçiç ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 3 prill të vitit 2022. Në një dalje për median, Vuçiç tha se zgjedhjet e parlamentare do të mbahen njësoj me zgjedhjet e rregullta presidenciale.

Ai ende nuk ka berë publike listën e emrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, por tha se "detyra kryesore e qeverisë së re të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor".

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiqit, e cila deri më tani ka qenë në opozitë.