"Ne presim që shkalla e infeksioneve të ulet nëse njerëzit i respektojnë masat në mënyrë rigoroze. Qëllimi ynë kryesor është të ulim numrin e Bullgarëve të infektuar, në mënyrë që më pak njerëz të duhet të shkojnë në spital dhe më pak të vdesin në spital".
Bullgaria raportoi 1,024 infeksione të reja të martën, shifra më e lart që nga rastet e para u raportuan në mars.Bullgaria bën të detyrueshme maskat në ambjentet e jashtme
Bullgaria ka vendosur të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e jashtme, duke nisur nga e enjtja. Vendimi u morr pas rritjes së rasteve të koronavirusit, në 24 orët e fundit, tha të martën ministri bullgar i shëndetësisë.
Ai tha se mbajtja e maskave, së bashku me distancimin shoqëror dhe dezinfektimin e shpeshtë, do të ngadalësojë përhapjen e virusit me rreth 30% dhe do të ndihmojë në parandalimin e mbingarkesës së sistemit shëndetësor:
Të sugjeruara
KED nis procesin e vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese
20 Tetor 2020, 19:56Ambasada shqiptare në Greqi nis dërgimin e dokumentave me postë
20 Tetor 2020, 19:3575 mijë maska dhuratë nga kompania e tekstileve Malotex
20 Tetor 2020, 19:28
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
