Vonimi i dozës së 2-të të vaksinës mund të shpëtoj jetë

exit.al 13 Maj 2021, 12:39

Shtyrja e dozës së dytë të vaksinave Pfizer / BioNTech ose Moderna mund të shpëtojë jetë, sipas një studimi të kryer nga SHBA-të.

Testet imunologjike kanë treguar se vetëm nje dozë e vaksinës Pfizer, Moderna ose Astra Zeneca ofron 80% mbrojtje nga virusi, ndaj studimi sugjeron që furnizimi me vaksina të përdoret për vaksinimin e popullsisë me një dozë vaksine dhe të shtyjnë administrimin e dozës së dytë.

Dozat e dyta të vaksinave janë krijuar nga prodhuesit për t'u dhënë brenda tre deri në katër javë nga doza e parë. Mbretëria e Bashkuar, megjithatë, zgjodhi një vonesë prej 12-javëshe midis dozave në një përpjekje për të siguruar që më shumë njerëz të vaksinohen më shpejt.

Studimi amerikan, i shkencëtarëve në Klinikën mjekësore Mayo në Rochester, zbuluan se marrja e një doze të vetme për më shumë njerëz duke vonuar dozën e dytë do të shpëtonte jetë. Ata treguan se vonimi i dozës së dytë në të gjithë botën do të kontrollonte sëmundjen më shpejt dhe do të parandalonte që variante të shfaqen të prekin çdo vend.

Ekspertët, madje sugjerojnë se doza e tretë e planifikuar për administrim në Britani në pranverën e 2021, mund të përdoret për vaksinimin e popujve që kanë më shumë nevojë, sipas The Guardian.