100 milionë lek për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik pa Covid-19

exit.al 13 Maj 2021, 12:17

Qeveria shqiptare do të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik pa Covid-19. Për promovimin e vendit, qeveria do të paguajë 100 milionë lek, sipas vendimit të miratuar, të mërkurën.

Në vend ka nisur vaksinimi i punonjësve të shërbimit të hotelerisë në vendet turistike.

Ndërkohë, qeveria njoftoi se vendi nuk do të kërkojë asnjë pasaportë Covid-19 për turistët, në ndryshim nga vendet e tjera të botës.