Vokshi: Qeveria shpërndan para për militantët

exit.al 20 Mars 2021, 10:45

Albana Vokshi, drejtuesja politike e PD-së në Tiranë akuzoi qeverinë se po shpërndan ndihma ekonomike dhe para për militantët e PS-së.

“I kanë mbushur listat me militantët e PS dhe u shpërndajmë parà para zgjedhjeve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, e cila në vend t’i sigurojë Flamurit dhe qytetarëve shërbim shëndetësor, i ka kthyer zyrat e Ministrisë në zyra të PS”- theksoi Albana Vokshi gjatë vizitës në banesën e Flamur Zaçes, një invalid në Tiranë.

Qytetari i tregoi Vokshit se qeveria e Edi Ramës nuk i jep kempin, “Me thanë nuk ta jep ligji”- i tha plot dhimbje Flamuri, Albana Vokshit, e cila shkoi ta vizitojë për të treguar jetën e vështirë që bëjnë invalidët me këtë qeveri.

Vokshi i garantoi atij dhe të gjithëve si ai se pas 25 prillit do të kenë një qeveri që kujdeset për ta nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Shpërndaje te miqtë