Shqipëria do të vaksinojë 500 mjekë dhe infermierë kosovar

exit.al 20 Mars 2021, 10:00

Shqipëria do të vaksinojë 500 mjekë dhe infermierë kosovarë. Lajmin e dha Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK). Më 20 mars, do të vaksinohen 250 punëtorë shëndetësorë dhe në ditët në vijim do të vaksinohen 250 të tjerë.

Marreveshja u firmos mes delegacionit të FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Në Kukës u pregatit një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Shpërndaje te miqtë