Vokshi: Komisioni parlamentar i Shëndetësisë do të hetojë tenderat sekretë

exit.al 26 Shtator 2021, 13:45

Deputetja e PD-së Albana Vokshi akuzoi qeverinë për përdorim të buxhetit të shëndetësisë për tendera sekretë dhe jo për të ndihmuar qytetarët. “Buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës”, shkroi Vokshi në një postim në Facebook, të dielën. Ajo u shpreh se do të kërkojë trasparencë në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë për fondet e pandemisë dhe për përfituesit e tenderave sekretë. Ajo publikoi të dhënat e raporti të Together for Life, duke treguar se:

“164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve.

1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht cdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale?”.