Vokshi akuzon Ramën se po ndalon gjykatën të shohë dokumenta shtetërore

exit.al 13 Korrik 2020, 20:40

Albana Vokshi akuzon gjykatën se refuzon të marrë si prova dokumente shtetërore që lidhen me kontrollin bazë shëndetësor të qytetarëve.

Ajo tregon se gjyqtari i çështjes rrëzoi kërkesën e saj të ligjshme për marrjen e dokumentave të mëposhtme:

-       Kontratën e lidhur me koncesionarin për shërbimin e Check-upit

-       Lista e personave që kanë marrë shërbimin

-       Testin e drogës për Kryeministrin

“Check up-i është kontrata më e madhe e vjedhjes në shëndetësi, por gjykata ndalon të merren prova për të treguar se kryeministri është në shërbim të financueses së fushatës së Partisë Socialiste, Vilma Nushi.” – përfundon Vokshi.

Shpërndaje te miqtë