“Në përfundim të këtij procesi rezultoi se: për 24 qendra votimi në Qarkun Tiranë, rezultati i dalë nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr nga grupet e numërimit në VNV. Anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit,” u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.
KQZ i kërkoi prokurorisë të hetojë rastet e kallëzuara dhe të çojë shkelësit e ligjit përpara drejtësisë. KQZ po ashtu, i bëri thirrje qytetarëve që kanë prova apo dyshime të arsyeshme për shkelje të kodit zgjedhor, t’i dorëzojnë ato në prokurori. Shpërndaje te miqtëVjedhja e votave në Tiranë, KQZ kallëzon në prokurori 76 numërues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të kallëzojë penalisht 76 numërues dhe anëtarë të grupeve të numërimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.
76 anëtarët e numëruesit akuzohen për falsifikim të materialeve zgjedhore dhe rezultatit të zgjedhjeve.
Skema e “vjedhjeve” të votova u zbulua nga KQZ gjatë rinumërimit të 64 kutive në qarkun e Tiranës, kërkesë kjo e PDIU dhe PS.
Të sugjeruara
KESH, dyshime serioze për tendera të manipuluar
19 Korrik 2017, 09:00Rama ndërron qëndrim: Policia e pëfshirë në trafikun e drogës, por po pastrohet
18 Korrik 2017, 13:44Hyn në fuqi ligji i "spiunëve" në kompanitë private
18 Korrik 2017, 19:00
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
