Vidhet Parlamenti Evropian, gjatë karantinës

exit.al 1 Korrik 2020, 15:06

Gjatë karantinës, në zyrat e Parlamentit Evropian kanë hyrë hajdutët. Të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjutera, tableta dhe gjëra të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian, raporton politico.eu

Këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që godina ka qënë bosh. Hajdutrët kanë gërmmuar mes dokumentave dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.

Eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët ju vodhën 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit.

Në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia. Ndaj, parlamenti ka qënë bosh pothuajse gjithë muajin maj.

Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja u informua për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë