VIDEO/ Gaz lotsjellës në ditën e tretë të protestës për vrasjen e Klodianit, policia shoqëron protestuesit

exit.al 11 Dhjetor 2020, 20:08

Ka vijuar për të tretën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protestuesit u mblodhën para ministries së Brenshme dhe kryeministrisë por u shpërndanë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=-hihfE2nLg0&feature=youtu.be&ab_channel=ExitMediaAlbania

Kjo bëri që ata të shpërndaheshin sërish në rrugët e ish-Bllokut dhe në drejtim të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Forcat speciale të policisë të shoqëruar nga autoblindat me pompa uji kanë ndjekur lëvizjet e turmës së protestuesve dhe kanë shoqëruar disa prej tyre.

Kryeministri Rama ka thënë më herët se nuk do të ketë dorëheqje të Ardi Veliut ndërsa ka akuzuar presidentin si organizator të dhunës në protestë.

Thirrje për distancim nga dhuna kanë bërë edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë.

c efb b cff eafdb

ea a a aeadcd

sss

i riu ulet kembe kryq

protestuesi ulet kembkryq para policise

[caption id="attachment_117892" align="alignnone" width="936"]policia largon protestuesit zona presidences policia largon protestuesit zona presidences[/caption]

Shpërndaje te miqtë