Ali Ahmeti: Të bashkohemi për të zgjedhur kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

exit.al 10 Qershor 2020, 20:09

Drejtuesi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të bashkohen për të zgjedhur kryeministrin e parë shqiptarë të vendit.

Ahmeti i bëri thirrje partive shqiptare të veprojnë të bashkuara dhe theksoi të gjitha arritjet e shqiptarëve nê Maqedoninë e Veriut deri më tani.

BDI është partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet parlamentare të 2016-tës, BDI ishte partia e tretë më e votuar. Të gjitha partitë shqiptare morën 20 deputetë nga 120 gjithsej.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvilloheshin më 12 prill 2020, por u shtynë për shkak të koronavirusit.