Veliaj shpall fitoren e PS në Dajt

exit.al 26 Prill 2021, 15:22

Kryebashkiaku Erion Veliaj shpalli fitoren e PS-së me 52 përqind në njësinë administrative Dajt në Tiranë. Ai u shpreh për median se PS ka thelluar rezultain në Dajt. Veliaj falenderoi deputetin e PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia nga ana e tij falenderoi shtabin elektoral socialistë të Dajtit.

Veliaj përsëriti se socialistët do të vazhdojnë t’i shërbejnë të gjithëve pavarësisht rezultatit.