31,870 vota në rang vendi të pavlefshme

exit.al 26 Prill 2021, 14:44

31,870 ose 5.1% e votave janë shpallur të pavlefshme deri më tani. Numrin më të lartë për votat e pavlefshme e mban Elbasani me 4892 vota, i ndjekur nga Fieri me 4159 dhe Tirana me 4010 vota.

Që prej ditës së djeshme ka nisur numërimi në të gjthë vendin. Deri tani janë numëruar 41 përqind e qendrave të votimit në rang vendi, 2211 qendra votimi nga 5199. Rezultati i publikuar nga KQZ është:

PS — 49.49%

PD — 38.77%

LSI — 7.1%

Partitë e tjera kanë marrë 4.67% të votave.