Veliaj: Një kompani e bashkisë të menaxhojë transportin urban

exit.al 7 Tetor 2016, 13:01

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj propozoi sot ngritjen e një agjencie publike për menaxhimin e transportit urban.

 

Zoti Veliaj tha në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se “E vetmja mënyrë që ta thyejmë këtë monopol [monopolin e transportit urban] është të krijojmë një kompani që ta menaxhojmë vet.”

 

Propozimi i Kryebashkiakut Veliaj u kundërshtua nga kryetari i këshilltarëve bashkiak të PD-së.

Zoti Olli u shpreh se “Komplet linjat e autobusëve janë licencuar në kohën e kryeministrit aktual Edi Rama.”

Shpërndaje te miqtë