Vdes personi i shtatë me koronavirus në Shqipëri

exit.al 26 Mars 2020, 23:14

Një 85-vjeçare nga Tirana, vdiq pak orë pasi u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Infektivit, ditën e enjte, në mbrëmje.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e moshuara vuante nga disa sëmundje kronike.

Ajo është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Të enjten rastet me të infektuar shkuan 174, prej të cilëve 17 janë shëruar.