Qeveria, çarter për të sjellë qytetarët shqiptarë në atdhe

exit.al 26 Mars 2020, 22:06

Shteti shqiptar do të tërheq qytetarët shqiptarë të mbetur jashtë Shqipërisë, si shkak i mbylljes së kufijve nga kriza e koronavirusit.

Qeveria do të organizojë fluturime për kthimin e qytetarëve javën e ardhshme. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin real Story në News24.

Më parë Kryeministri pati përjashtuar çdo mundësi për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit si shkka i bllokimit të kufijve.

"Aktualisht janë të identifikuar dhe regjistruar si rezultat i ankesës 1379 shtetas dhe janë 2263 të raportuar", jashtë kufitjve të vendit, tha Kryeministri.