61-vjeçari me Covid-19 kalon në vdekje klinike

exit.al 23 Mars 2020, 09:58

Një pacient me koronavirus ka kaluar sot në vdekje klinike dhe mjekët po përpiqen ta rikthejnë në jetë.

Ai është një pacient 61-vjeçar nga Tirana, i shtruar në spitalin Infektiv, i cili ndodhet në terapi intensive. Orët e fundit  ai u vendos në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë.

61-vjeçari ka sëmundje bashkëshoqëruese.

Dy viktimat e tjera janë një 43-vjeçar nga Kavaja dhe një 71-vjeçar nga Kuçova.