- 104 raste janë të prekur nga koronavirusi,
- 5 janë shëruar,
- 4 kanë vdekur,
- 49 persona janë të shtruar në spital,
- 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi. Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave: — Në Tiranë: 68 persona; — Në Durrës: 7 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë; — Në Fier: 12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë; — Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë; — Në Elbasan: 2 persona; — Në Rrogozhinë: 2 persona; — Në Kavajë: 3 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë; — Në Korçë: 3 persona; —Në Vlorë: 4 persona; — Në Shkodër: 1 person. Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.
