Vazhdojnë sulmet dhe kundërsulmet Rama-Basha për 'Shtëpinë e Verdhë'

exit.al 8 Nëntor 2020, 13:04

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sulmet ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Bashës për dosjen e të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë”. Ai i ka kërkuar Bashë të lërë akuzat për Covidin dhe të përgjigjet për Shtëpinë e Verdhë.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkroi Rama në një postim në Twitter.