Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, mbi 50 qytetarë arrestohen

exit.al 27 Shtator 2020, 19:28

Mijëra qytetarë kanë vazhduar, të dielën, protestat kundër presidentit Lukashenko, në Minsk të Bjellorusisë.

Policia ka arrestuar të paktën 50 qytetarë dhe tentoi disa herë të shpërndajë protestuesit duke i lagur ata me ujë dhe solucione irrituese.

Kjo është dita e 50-të e protestave të qytetarëve në Bjellorusi që kërkojnë largimin e presidentit Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994.

Protestat nisën në 9 gusht, pasi Lukashenko shpalli veten fitues të zgjedhjeve me 80 për qind të votave. Si qytetarët, ashtu dhe ndërkombëtarët i kanë quajtur zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme, dhe kanë refuzuar të njohin rezultatet e tyre.

Presidenti Lukashenko, pavarësisht presionit ndërkombëtar, u betua në fshehtësi në 23 shtator.

Shpërndaje te miqtë