Vazhdojnë arrestimet e protestuesve në Bjellorusi

exit.al 12 Shtator 2020, 20:44

46 protestues u arrestuan sot (12 shtator) në Bjellorusi, gjatë protestës në Minsk, për lirimin nga burgu të drejtueses së opozitës.

Të paktën 5 000 protestues, shumë prej tyre gra, u mblodhën në qendër të Minskut, nën brohoritjen “Largohu”, drejtuar Lukashenkos, dhe “Masha” në mbështetje të Maria Kolesnikova të arrestuar javën e kaluar nga policia.

Policia nisi arrestimet pak pasi protetsuesit u mblodhën në qendër të Minsk.

Edhe, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bjellorusisë të lirojë nga burgu 600 protestuesit e arrestuar dhe anëtaren e opozitës Maria Kolesnikova.

Në Minsk prej 5 javësh po mbahen protesta të mëdha kundër regjimit të Lukashenkos.

Shpërndaje te miqtë